Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbajti takim me kryetarët e komunave të Kosovës

Petrovic: “Ne si MAPL jemi te përkushtuar për te thelluar reformat e pushtetit lokal, gjithmonë me një qellim-përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kualitetit te jetesës se qytetareve tanë”.

Në takimin  organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetar të Komunave, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, theksoi se kjo Ministri do të vazhdojë të bashkëpunojnë me komunat në mënyrë që secilit qytetar t’i ofrohen shërbime sa më cilësore.

“Ne si MAPL jemi te përkushtuar për te thelluar reformat e pushtetit lokal, gjithmonë me një qellim-përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kualitetit te jetesës se qytetareve tanë”

“Aktualisht jemi ne fazën e draftimit te Strategjisë se Vetëqeverisjes Lokale 2013-2016”. Dhe me këtë rast ju për këtë arsye ju inkurajoj  që të shfrytëzoni kohën e mbetur dhe të sugjeroni, propozoni dhe dërgoni vërejtjet tuaja për te gjitha shqetësimet e mundshme që do të mund të inkorporohen në strategjinë e qeverisje lokale 2013 – 2016”, tha Ministri Petrovic.

Po ashtu, Ministri Petrovic njoftoi kryetarët e Komunave se Ministria që ai drejton për herë të tretë do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare  dhe ftoi kryetarët që të jenë pjesë e kësaj konference duke prezantuar të arriturat e komunave si në sferën e shërbimeve publike, po ashtu edhe resurseve lokale.

“Ne e kemi menduar panairin edhe si një lloj gare konkurruese se cila Komunë ka arritur të jete më efikase në shërbime ndaj qytetarëve apo cila ka tërhequr më shume investime direkte dhe ku është klima më  e përshtatshme për të bërë biznes në Kosovë.Për ketë arsye MAPL ka ndarë një shumë mjetesh për të shpërblyer tre Komunat më të mira dhe ky është një rast i mirë për te mësuar nga njeri tjetri në mënyre që të përmirësojmë  ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit- tha Ministri Petrovic.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors