Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbajti takimin e II-të konsultativ për “Strategjinë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”

Me këtë rast, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati tha se kjo strategji reflekton parimet kushtetuese të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe qëllimi i saj është që të avancohet dhe përkrahet pushtetit lokal në Kosovë përmes aplikimit të praktikave më të mira, në pajtueshmëri me standardet Evropiane.

Prishtinë,  14 qershor 2012

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot takimin e dytë konsultativ për diskutimin e Draft “Strategjisë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016”.

Me këtë rast, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati tha se kjo strategji reflekton parimet kushtetuese të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe qëllimi i saj është që të avancohet dhe përkrahet pushtetit lokal në Kosovë përmes aplikimit të praktikave më të mira, në pajtueshmëri me standardet Evropiane.

Ndërkaq më detajisht para të pranishmëve prezantoi draft strategjinë, z.Ibrahim Krasniqi, këshilltar në Departamentin e Reformës së Pushtetit Lokal/MAPL, duke theksuar se kjo strategji udhëhiqet nga tri parime kryesore: efikasiteti në ofrimin e shërbimeve administrative, efikasiteti nga pikëpamja e kostos si dhe duhet të reflektoj parimet Evropiane të organizimit të metodave të punës.

Strategjia për Qeverisje Lokale 2013-2016 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me komunat e Republikës së Kosovës, Asociacionin e Komunave të Kosovës, ministritë dhe partnerët tjerë lokalë dhe ndërkombëtar të fokusuar në fushën e qeverisjes lokale në Kosovë.

Thelbi i strategjisë është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës me anë të rritjes së shërbimeve në nivel lokal, rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të administratës lokale, krijimit të një mjedisi mbështetës për përkrahur bashkëpunimet dhe nismat private dhe po ashtu i jep konsideratë të duhet rëndësisë së partneriteteve publike private.

Diskutimet për “Strategjinë për Qeverisje Lokale 2013 – 2016” do të vazhdojnë gjatë këtij muaji me ç’rast MAPL-ja  do të organizojë edhe 2 takime të tjera konsultative në regjione të ndryshme të Kosovës me pjesëmarrje të të gjitha grupeve të interesit.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors