Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL ndihmon Komunat e Kosovës – Asfaltimi i rrugës në fshatin Prush të Komunës së Gjakovës

13 korrik 2018, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Beqir Fejzullahu, ka marrë  pjesë në inaugurimin e Projektit  “Asfaltimi i rrugës në fshatin Prush” të Komunës së Gjakovës.

Me këtë rast, Zëvendësministri Fejzullahu tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  është e përkushtuar të ofrojë mbështetje financiare për investime kapitale në komunat e Kosovës. Ne bashkë me kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini ,kemi nënshkruar një marrëveshje në muajin prill të këtij viti dhe sot po fillojmë të jetësojmë këtë projekt.

Projekti për asfaltimin e  rrugës në fshatin Prush të Komunës së Gjakovës e përkrahur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerën investive në shumën e përafërt prej 117,777.00,  për të cilën rrugë MAPL-ja ka investuar 108,000.00 euro.

Në fund z. Fejzullahu u shpreh se MAPL-ja do të vazhdojë t’i përkrah të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors