Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL ndihmon Komunat Gjilan dhe Partesh – furnizim me pajisje bujqësore për 12 bujqit më të suksesshëm

Në kuadër të zbatimit të projekteve  për komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic morri pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Partesh me rastin e  zbatimit të projektit për ndarjen e pajisjeve bujqësore për komunat Gjilan dhe Partesh.

26 nëntor 2012, Prishtinë

Në kuadër të zbatimit të projekteve  për komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic morri pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Partesh me rastin e  zbatimit të projektit për ndarjen e pajisje bujqësore për komunat Gjilan dhe Partesh.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic tha se MAPL mbetet e përkushtuar për mbështetjen e komunave në zhvillimin e projekteve në interes për komunat dhe qytetarët.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Parteshit z. Nenad Cvetkocic dhe Nazmi Rapuca, Drejtor i Departamentit për Bujqësi në Komunën e Gjilanit.

Projekti për furnizim me Motokultivator, rimorkio , freze dhe pompa spërkatëse për 12 bujqit më të suksesshëm të komunave Gjilan dhe Partesh ka për  qëllim avancimin e komunave në fushën e zhvillimit ndër-komunal në zbatimin e projekteve të përbashkëta

Prioritet i këtij projekti, financuar nga fondi i MAPL-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal 2012, është që t’ua mundësojë komunave të zhvillojnë më tutje rolin e tyre udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors