Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizoi punëtorinë dy ditore (4-5 shtator 2017) për shqyrtimin e sistemit të monitorimit të komunave, monitorimit të Planit të Punës së MAPL-së, sistemin e raportimit si dhe format e monitorimit të punës së trupave lokal për të drejtat e komuniteteve në komuna. 4-5 shtator 2017, Pejë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizoi punëtorinë dy ditore (4-5 shtator 2017) për shqyrtimin e sistemit të monitorimit të komunave, monitorimit të Planit të Punës së MAPL-së, sistemin e raportimit si dhe format e monitorimit të punës së trupave lokal për të drejtat e komuniteteve në komuna.
Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë evidentimi i problemeve të tanishme të monitorimit të organeve komunale dhe ofrimit të rekomandimeve për avancimin e metodave të veprimit dhe implementimin e platformës elektronike të integruar të raportimit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtar nga Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave, Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal si dhe përfaqësuesit nga OSBE.