Departamenti për Performancë dhe Transparencë të Komunave, përkatësisht Divizioni për Performancë të Komunave, në bashkëpunim me projektin DEMOS, kanë organizuar pjesën e parë të trajnimit pesëditor, me shkëputje nga puna, të koordinatorëve të performancës komunale dhe të zyrtarëve të çertifikuar për performancë, prej 13 deri 18 qershor 2016 në Durrës, Shqipëri.
20.06.2016, Prishtinë
Departamenti për Performancë dhe Transparencë të Komunave, përkatësisht Divizioni për Performancë të Komunave, në bashkëpunim me projektin DEMOS, kanë organizuar pjesën e parë të trajnimit pesëditor, me shkëputje nga puna, të koordinatorëve të performancës komunale dhe të zyrtarëve të çertifikuar për performancë, prej 13 deri 18 qershor 2016 në Durrës, Shqipëri.
Qëllimi i trajnimit ka qenë aftësimi i koordinatorëve dhe i zyrtarëve për performancë komunale për zbatimin e sistemit të rishikuar për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK) në fazën pilot, që mbahet nga 01 – 15 korrik 2016.
Në trajnim kanë marrë pjesë 27 zyrtarë të ndryshëm nga nëntë (9) komuna të planifikuara për pilotimin e sistemit të rishikuar. Komunat janë përzgjedhur në përputhje me kriteret e ndërtimit të një mostre mjaftë përfaqësuese për këtë qëllim. Kriteret kryesore kanë qenë: përfshirja e komunave me madhësi të ndryshme, me përhapje të ndryshme socio – ekonomike dhe gjeografike dhe me përfaqësim përkatës etnik. Në trajnim kanë munguar vetëm zyrtarët e Komunës së Mamushës.
Për realizimin e trajnimit janë përgatitur materialet profesionale të trajnimit: dokumenti kryesor i SMPK me të gjitha fushat, rezultatet dhe treguesit, dokumentet udhëzuese të punës për secilin tregues dhe të dhënë, formularët për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave, formularët dhe formati i autorizimit apo i miratimit të të dhënave nga kryetari i komunës, udhëzimet për fletoren e punës gjatë mbledhjes së të dhënave, formulat për llogaritjen e të dhënave në Excel, programi elektronik në Excel për llogaritje dhe transferim automatik të të dhënave nga formulari 1 në formularin 2.
Trajner kanë qenë ekspertët vendor: Berat Abdiu, Visar Zeka dhe Ruzhdi Halili të angazhuar nga DEMOS dhe Isuf Zeneli nga MAPL. Në trajnim janë përdor metoda përkatëse për qëllimin e trajnimit, si: metoda frontale, ndërvepruese, e bashkëbise-dimit, e evokimit, e analizës, e punës në grupe, e simulimit të shembujve praktik etj.
Pjesa e dytë e trajnimit, pa shkëputje nga puna, vazhdon nga 01 – 15 korrik 2016. Në këtë pjesë të trajnimit do të jepen udhëzime praktike për administrimin e formularëve dhe procedurave përkatëse për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për performancën komunale për gjashtëmujorin e vitit 2016.