MAPL në mbështetje të DEMOS, mbajnë punëtorinë dy ditore për përcaktimin e orientimeve afat mesme të vetëqeverisjes lokale dhe Planit të Punës për vitin 2019

Prishtinë, 15 mars 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në mbështetje të projektit DEMOS është duke mbajtur punëtorinë dy ditore lidhur me përcaktimin e orientimeve afat mesme të vetëqeverisjes lokale, Planit të Punës për vitin 2019, si dhe identifikimit të aktiviteteve të përbashkëta me DEMOS për vitin 2019.

Përgjatë punëtorisë janë prezantuar të arriturat e MAPL-së për vitin 2018, projekt Plani i Punës së MAPL-së për Qeveri 2019, përcaktimi i objektivave afatmesme të qeverisjes lokale.

Në pjesën e pasdites ka vazhduar puna në grupe duke identifikuar dhe vënë në diskutim aktivitetet e përbashkëta me DEMOS.

Punëtoria do të vazhdoj punimet edhe në ditën e nesërme.