Në kuadër të mbështetjes së komunave, në fushën e zhvillimit socio-ekonomik, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me USAID/AKT organizoi punëtorinë dyditore (09-10 nëntor) me temën ” Model Strategjia dhe Model Plani për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal”.
11 nëntor 2015, Prishtinë
Në kuadër të mbështetjes së komunave, në fushën e zhvillimit socio-ekonomik, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me USAID/AKT organizoi punëtorinë dyditore (09-10 nëntor) me temën ” Model Strategjia dhe Model Plani për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal”.
Punëtoria u organizua me qëllim të ofrimit të mbështetjes për komunat lidhur me hartimin e Strategjisë për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal, ndërsa morën pjesë përfaqësues nga 26 komuna të cilët do të angazhohen në hartimin e strategjive për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal.
Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, z. Besim Kamberaj e bëri prezantimin e modeleve dhe praktikave me të mira të hartimit të ” Model Strategjive dhe Model Planeve për Zhvillim Socio- Ekonomik Lokal” dhe tha se MAPL do të vazhdojë ti mbështes komunat në të gjitha fushat ku niveli lokal ka nevojë për koordinim dhe mbështetje të nivelit qendror.
Amy Denkerberger, Drejtoreshë e Programit Avancojmë Kosovën së Bashku, të cilin USAID e implementon në 16 komunat partnere, tha se programi ka për qëllim që të përmirësojë bashkëpunimin ndëretnik, të krijojë mundësi më të mira punësimi dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve të cilat komuna i ofron për të gjithë qytetarët.
Gjatë punëtorisë ”Model Strategjia dhe Model Plani për Zhvillim Socio-Ekonomik Lokal” përfaqësuesit nga Ministria e Pushtetit Lokal dha USAID-it prezantuan para përfaqësuesve të komunave të gjitha informatat e nevojshme lidhur me model strategjitë dhe planet për zhvillim socio- ekonomik lokal, përfshirë këtu edhe vlerësimin e ndikimit buxhetor në hartimin e dokumenteve strategjike.