MAPL organizoi takim pune me përfaqësuesit e projekteve që e mbështesin këtë ministri

Slobodan Petrovic: Proceset se zhvillimit lokal, decentralizimit, zhvillimit rajonal, bashkëpunimit ndër-kufitar, nuk janë luks për Kosovën por janë domosdoshmëri për çdo vend që të përfitojë nga potencialet e veta Slobodan Petrovic: Proceset se zhvillimit lokal, decentralizimit, zhvillimit rajonal, bashkëpunimit ndër-kufitar, nuk janë luks për Kosovën por janë domosdoshmëri për çdo vend që të përfitojë nga potencialet e veta

7 prill 2011, Prishtinë

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të  nevojave të Ministrisë dhe komunave për mbështetje nga projektet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takim pune më përfaqësuesit e projekteve që mbështesin MAPL-në.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit  Lokal, z. Slobodan Petrovic, tha se MAPL-ja udhëheq me procese shumë të rëndësishme për Kosovën dhe se procese të tilla si decentralizimi dhe zhvillimi i qeverisjes lokale janë ndër prioritet kryesore të MAPL-së.

"Një vend relativisht i vogël si Kosova ka nevojë për të gjitha këto nisma, reforma të decentralizimit, politika të zhvillimit rajonal, bashkëpunim ndër-komunal, bashkëpunim ndërkufitar, dhe projekte tjera”  tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Kosova ka nevojë për politika të ndryshme zhvillimore lokale që trajtojnë sfidat e ndryshme në komunitetet e ndryshme në komuna dhe rajone.

"Ne kemi shumë diversitet në zhvillim në territorin e Kosovës. Kemi kultura të ndryshme etnike, secila me historinë dhe trashëgiminë e vet dhe rajone të pasura me burime natyrore ose disa industri premtuese, andaj diversiteti është një gjë e mirë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se përvojat nga vendet  tjera më të zhvilluara ose në procesin e tranzicionit ka dëshmuar se  zhvillimi ekonomik dhe social i një vendi nuk mund të zhvillohet ne periudha afatgjate në qoftë se nuk është i bazuar në institucione të forta dhe politika të qarta.

"Ajo që ne jemi duke u përpjekur për ta arritur, është që  të krijojmë institucione të forta të qeverisjes lokale që janë në gjendje të krijojnë dhe zbatojnë politika të mira dhe fonde për zhvillimin e Kosovës” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Duke i falënderuar përfaqësuesit e projekteve për ndihmën që i kanë ofruar MAPL-së në zhvillimin e qeverisjes lokale, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se "proceset nëpër të cilat po kalon qeverisja lokale në Kosovë nuk janë luks janë domosdoshmëri e çdo vendi që pretendon zhvillim të qëndrueshëm.Proceset e zhvillimit lokal, decentralizimit, zhvillimit rajonal, bashkëpunimit ndër-kufitar, nuk  janë luks për Kosovën por janë një domosdoshmëri për çdo vend që të përfitojë nga potencialet e veta” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Besnik Osmani tha se "është e rëndësishme që investimet e projekteve që u dedikohen komunave të punojnë dhe implementojnë programe konform prioriteteve të komunave dhe zhvillimit dhe avancimit  të qeverisjes lokale në Kosovë".

Në takim morën pjesë udhëheqësit e projekteve z. Vincent Rouëmaat, nga Projekti për  Bashkëpunim në Kosovë  Kosovës, z. Marko Rillo, nga projekti i Bashkimit Evropian që  mbështet Zhvillimin Ekonomik Rajonal, z. Krenar Loshi, nga UNDP dhe projekti për Mbështetje për decentralizimin në Kosovë, znj. Ginka Kapitanova nga projekti Iniciativa  Demokratike për Komuna Efektive (Demi) si dhe udhëheqës tjerë të projekteve që mbështesin MAPL-në dhe komunat. Udhëheqësit  e projekteve prezantuan të dhënat në lidhje me planet zhvillimore për qeverisjen lokale në Kosovë nëpërmjet projekteve të dedikuara për mbështetjeje MAPL-së dhe komunave të Kosovës.