Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL organizon Punëtorinë për prezantimin e ueb-sistemit të indikatorëve të Performancës

Në vazhdën e aktiviteteve të ndërmarra me qëllim të avancimit të sistemit të Menaxhimit të Përformancës Komunale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim më programin Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it, organizoi punëtori me zyrtarë të Komunave të Republikës së Kosovës.

11 korrik 2012

Kjo punëtori kishte për qëllim prezantimin e ueb-sistemit të indikatorëve të Performancës për shërbimet komunale, i cili sistem do t’ju mundësojë komunave të Kosovës që të ofrojnë drejtpërdrejtë të dhëna komunale në ueb-sistem.

Pastaj futja e të dhënave komunale lidhur me Indikatorët e Performancës, do të mundësojë që komunat të krahasojnë më lehtë dhe më shpejtë të dhënat e Performancës, e cili gjithashtu është një stimulim për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve që janë kompetencë komunale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors