Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL organizoi ceremoninë e publikimit të Raportit të Funksionimit në Komunat e Republikës së Kosovës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.
31 gusht 2012, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL organizoi ceremoninë e publikimit të Raportit të Funksionimit në Komunat e Republikës së Kosovës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , Slobodan Petrovic duke përshëndetur të pranishmit tha se Ministria që ai drejton ka luajtur rolin e saj konstruktiv në raport me komunat, duke bërë përpjekje që veprimtaria komunale të jetë në harmoni me ligjet e ndryshme të cilat implikojnë përgjegjësi për autoritetet komunale, si dhe ka vazhduar të jetë urë lidhëse mes komunave dhe autoriteteve mbikëqyrëse, duke ndihmuar gjithashtu zhvillimin e procesit të shqyrtimit administrativ.
Ministri Petrovic ka inkurajuar Kryetarët e Komunave që të vazhdojnë ushtrimin e kompetencave të tyre me përgjegjësi të plotë, duke përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese, në mënyrë që cilësia e qeverisjes lokale të jetë pjesë e zhvillimeve demokratike në vend.
“Ushtrimi i drejtë dhe me përgjegjësi i kompetencave komunale të parapara me legjislacionin në fuqi, është një nga parakushtet e rëndësishme për zhvillimin demokratik të vendit. Me ndryshimet politike në vend dhe miratimin e legjislacionit bazik për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës, është arritur që Komunave t’u jepet autonomi e plotë në ushtrimin e kompetencave të nivelit lokal. Andaj MAPL do të vazhdojë edhe në të ardhmen të përkrahë komunat me projekte të ndryshme, me qëllim të fuqizimit të pushtetit lokal dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve – theksoi Ministri Petrovic.
Po ashtu në takim u prezantua edhe mbështetja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për komunat – ivestimet kapitale, nga Departamenti për zhvillim Regjional dhe Integrime Evropiane.
Nderkohe qw gjatë prezantimit të Raportit të funksionimit të Komumave për këtë gjashtëmujor, u tha se Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës kanë krijuar stabilitet në ushtrimin e funksioneve, duke zhvilluar aktivitetet e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Raporti i prezantuar ka për qëllim të rris edhe më tej nivelin e transparencës në Kuvendet Komunale ndaj qytetarëve, institucioneve qendrore, partnerëve të tjerë, organizatave ndërkombëtare dhe mjeteve të informimit publik.