23 shtator 2018, Prishtinë
Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe përfaqësuesit e komunave të Lipjanit dhe Fushë Kosovës, kanë pritur në takim delegacionin nga Italia për të bërë përgatitjet përfundimtare lidhur me bashkëpunimin ndër komunal (binjakëzimin) mes komunave të Kosovës, Fushë Kosovë dhe Lipjan me qytetet Civita dhe Frascineto në Itali.