Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric u takua sot me Ekselencën e Saj Maryse Daviet, Ambasadoren Franceze në Kosovë. Ky ishte takimi i parë ndërmjet Ministrit Maric dhe Ambasadores Daviet.
16 janar 2015, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric u takua sot me Ekselencën e Saj Maryse Daviet, Ambasadoren Franceze në Kosovë. Ky ishte takimi i parë ndërmjet Ministrit Maric dhe Ambasadores Daviet.
Maric njoftoi Ambasadoren me aktivitetet dhe planet e ardhshme të Ministrisë. Ambasadorja Daviet uroi Ministrin Maric për emërimin dhe e siguroi atë se Ambasada e Francës do të vazhdojë me bashkëpunimin e ngushtë dhe ofrimin e mbështetjes për Ministrinë.