Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet konferenca e përbashkët për sukseset dhe të arriturat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s

IOWA, Des Moines 6 nëntor 2021
Në ditën e dytë të 10 vjetorit të bashkëpunimit Kosovë – IOWA, Ministri i MAPL-së z.Elbert Krasniqi së bashku me Kryesuesen e Delegacionit të Kosovës, zv.Kryeministren/Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla dhe Ministrin e Mbrojtjes z.Armend Mehaj, morën pjesë në konferencën e përbashkët për të prezantuar sukseset dhe të arriturat ndërmjet dy vendeve.
Në këtë konferencë, poashtu u prezantuan eksperiencat e panelistëve të qyteteve të IOWA-s me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet. Në përmbyllje të punimeve të konferencës u konfirmua që bashkëpunimi i deritanishëm ka rezultuar me sukses dhe fokusi për të ardhmen duhet zgjeruar edhe në fusha të tjera prioritare si, zhvillimi ekonomik lokal, demokracia lokale, energjia dhe mjedisi.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors