Elbasan, 26 nëntor 2021
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, si pjesë e marrëveshjes në mes të dy shteteve në koordinimin dhe zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të Fondeve të IPA II 2014 – 2020, ku prioritetet kryesore janë të fokusuara në mbrojtjen e mjedisit, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe investimin tek të rinjtë, arsimin dhe shkathtësitë.
Ministri z. Krasniqi, në muajin maj, përkatësisht muajin korrik të vitit 2021, së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhaçka, ka nënshkruar Marrëveshjën e Partneritetit për Menaxhimin e Grant Kontratës së Asistencës nën programin e IPA për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri – Kosovë, 2014 – 2020.
Përmes kësaj marrëveshje janë përcaktuar përgjegjësit e secilit partner për zbatimin e programit, duke përfshirë edhe organizimin, metodologjinë, ekspertët kryesore dhe ndarjen e buxhetit si pjesë integrale e kësaj marrëveshje.