Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet  punëtoria me temë “Koordinimi  ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për miniera dhe minerale për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”

Me ftesë të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, përfaqësuesja  e MAPL-së pranë Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave,  znj. Flutura Hoxha ka marrë pjesë në punëtorinë e  organizuar nga KPMM me temën “Koordinimi ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për miniera dhe minerale për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të ketë një  bashkëveprim ndërinstitucional sepse pa një koordinim të tillë, një institucion i vetëm e ka shumë të vështirë të realizoj qëllimin për parandalimin dhe ndalimin e aktiviteteve të pa licencuara minerare.

Duke qenë se Ligji për miniera dhe minerale ka shumë obligime ligjore për komunat, u kërkua që të ketë një koordinim me pushtetin lokal në mënyrë që të parandalohen operimet e paligjshme me theks të veçantë në komunat specifike. Znj. Hoxha nga MAPL, falënderojë organizatorët e kësaj punëtorie dhe i ftojë për bashkëpunim në raport me obligimet ligjore që kanë komunat e Kosovës. Kjo punëtori është përmbyllur me konstatime dhe rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors