Mbahet punëtoria për bashkë themelimin e Planit të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026 – 2028

22 Janar 2026

Në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, së bashku me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe anëtarë nga organizatat e shoqërisë civile, është finalizuar Plani i Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026 – 2028.

Ky është plani i dytë i veprimit, i cili është themeluar pas analizës së detajuar të planit të veprimit të kaluar si dhe punës së përbashkët me donatorë dhe shoqërinë civile në mënyrë që zotimet të jenë më të arritshme, më saktë të matshme dhe më të realizueshme.

Përmes këtij plani të ri të veprimit, MAPL, ka për synim që të fuqizojë transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e pjesëmarrjës së qytetarëve në vendimmarje.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors