Pejë, 08 – 10 nëntor 2019
Në kuadër të procesit të studimit të fizibilitetit për qeverisjen lokale në Republikën e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar punëtorinë e përbashkët të 4 grupeve punuese tematike për fushat si: kompetencat e vetëqeverisjes lokale, koncepti ligjor i vetëqeverisjes lokale, financat lokale dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të MAPL-së, Ministrive të linjës, komunave dhe shoqërisë civile, të cilët prezantuan dhe diskutuan për punën e deritanishme të grupeve tematike.
Ky aktivitet është mbështetur nga SDC/projekti DEMOS.