Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takim i përbashkët me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, për të diskutuar raportin e funksionimit të organeve komunale janar-qershor, 2020

Prishtinë, 24.08.2020

Është realizuar takimi i përbashkët me Kryesuesit e Komunave për të diskutuar draftin e raportit të funksionimit të organeve komunale, për periudhën janar-qershor, 2020.

Raporti përmban aktivitetin e kuvendeve te komunave sipas kërkesave ligjore që dalin nga ligji për vetëqeverisje lokale, duke përfshirë, mbledhjet e Kuvendeve të Komunave, raportimin e Kryetarit të komunës, aktivitetin e komiteteve obligative, konsultimet dhe takimet publike me qytetarë, si dhe procesin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave.

Me këtë rast, Zëvendësministret e MPL znj. Fatbardha Emini dhe znj. Magbule Shkodra falënderuan Kryesuesit për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kontributin e tyre në mbarëvajtjen dhe funksionimin e kuvendeve të Komunave, sidomos rolin e Kuvendeve të komunave, në aspektin e vendimmarrjes, në situatën emergjente për shkak të pandemisë COVID-2020.

MPL mbetet e gatshme të mbështesë komunat në aspektin e konsultimeve paraprake në mënyrë që të evitohen shkeljet ligjore në procesin e marrjes së vendimeve nga ana e organeve komunale, si dhe mbështetjen financiare për menaxhimin e pandemisë, dhe grantin e performancës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors