Podrogricë, 31 Janar 2019
Sot, më 31 janar 2019, në Budvë të Malit të Zi, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, po mbahet takimi bilateral teknik në mes të strukturës operative (SO) të Kosovës, të përfaqësuar nga udhëheqësja e SO-së, përfaqësues të Divizionit të BNK-së dhe trupës kontrolluese dhe SO-së të Malit të Zi, të përfaqësuar nga njësia e BNK-së në kuadër të zyrës së kryeministrit, Departamenti për Kontraktimin e Fondeve të Asistencës së BE-së, në kuadër të Ministrisë së Financave të Malit të Zi, me pjesëmarrje edhe të përfaqësueses së delegacionit të BE-së në Mal të Zi në cilësi të vëzhgueses, për të diskutuar dhe finalizuar dokumentet procedurale të programit, amandamentimin e Marrëveshjes Bilaterale si dhe çështje tjera të rëndësishme në lidhje me programin.