Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet Takimi i Nën-Grupit Punues për Fushatë Informuese

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është majtur takimi i Nëngrupit për fushatë Informuese… 20 maj 2011, Prishtinë

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është majtur takimi i Nëngrupit për fushatë Informuese.

Takimi u kryesua nga znj. Lumnije Demi, drejtoreshë e zyrë për informim dhe u bashkëkryesua nga znj. Alma Tafarshiku, Zyrtare e Lartë për Decentralizim – Zyra Civile Ndërkombëtare/ICO.

Znj. Demi prezantoi rendin e ditës së takimit dhe vazhdoi me prezantimin e aktiviteteve të vitit të kaluar si dhe planet për aktivitetet në Mitrovicë (2011-2012)

Bashkëkryesuesja e nëngrupit punues për fushatë znj. Alma Tafarshiku njoftoi  se në këtë takim do të bëhet edhe prezantimi i planeve dhe aktiviteteve të Zyrës Civile Ndërkombëtare nga ZCN – Mitrovicë dhe theksoi  se këtë vit  Zyra Civile Ndërkombëtare ka bërë rishikimin e prioriteteve dhe një nga prioritetet mbetet themelimi i komunës së Mitrovicës.

Ndërkaq, përfaqësuesja nga UNDP znj. Rreze Duli njoftoi anëtarët se UNDP në bashkëpunim të ngushtë me MAPL-në kanë organizuar shumë aktivitete përfshirë kampanjën në vitin 2009 si dhe kampanjën në vitin 2010 që ka qenë e fokusuar në Mitrovicë.  Znj. Duli theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë MAPL-në.

Në kuadër të takimit, nga përfaqësues të Ekipit përgatitor të Mitrovicës /EKP, u prezantuan aktivitetet e fundit informuese dhe planet për të ardhmen në këtë pjesë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors