Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MBAHET TAKIMI I PARË I GRUPIT PUNUES PËR VLERËSIMIN E NEVOJAVE PËR NGRITJE TË KAPACITETEVE NË KOMUNA

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin e parë të grupit të brendshëm punues, për vlerësimin e nevojave për ngritje të kapaciteteve për vitin 2017. Takimi është organizuar nga Departamenti për Përformancë dhe Transparencë Komunale, përkatësisht Divizioni për Ngritje të Kapaciteteve në Komuna.

8 qeshor 2017, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin e parë të grupit të brendshëm punues, për vlerësimin e nevojave për ngritje të kapaciteteve për vitin 2017. Takimi është organizuar nga Departamenti për Përformancë dhe Transparencë Komunale, përkatësisht Divizioni për Ngritje të Kapaciteteve në Komuna. Pjesë e takimit, përveq zyrtarëve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ishin edhe përfaqësues nga UNDP-ja në cilësinë e përkrahjes në këtë proces.

Në takim u diskutuan problemet dhe sfidat e procesit të vlerësimit të nevojave për ngritje të kapaciteteve. Në kuadër të diskutimeve janë dhënë orientimet që fillimisht të bëhet përmirësimi në pyetësor, i cili do të shërbej si mekanizëm për vlerësimin e nevojave për ngritje të kapaciteteve.

Pjesëmarrësit u pajtuan që të japin kontributin e tyre në plotësimin e këtij pyetësori, dhe komentet e tyre ti përcjellin tek Divizioni për Ngritje të kapaciteteve.

Në mbyllje të takimit u vendos se është i nevojshëm edhe një takim i nivelit të tillë, i cili do të mbahet në javën e ardhshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors