Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i parë i përbashkët i grupeve tematike për inicimin e studimit të fizibilitetit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë

Dje, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga projekti DEMOS, ka mbajtur takimin e parë të 4 grupeve tematike për inicimin e aktiviteteve lidhur me studimin e fizibilitetit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë anëtarët e Panelit Këshillëdhënës, anëtarët e Sekretariatit Koordinues dhe anëtarët e 4 Grupeve Tematike Punuese, përfshirë 1)Grupin Tematik Punues 1 për konceptin ligjor të vetëqeverisjes lokale; 2) Grupin Tematik Punues 2 për kompetencat e vetëqeverisjes lokale; 3) Grupin Tematik Punues 3 për financat lokale, si dhe 4) Grupin Tematik Punues 4 për bashkëpunimin ndërinstitucional. Në kuadër të këtyre strukturave janë: përfaqësues të MAPL-së, MAP-it, MF-së, Ministrive të linjës, Komunave, projektit DEMOS dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në këtë takim është prezantuar qëllimi i studimit të fizibilitetit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, metodologjia e realizimit të studimit, detyrat dhe përgjegjësitë e grupeve tematike.

Studimi i fizibilitetit do të realizohet në dy faza: faza e parë që ka për qëllim të diagnostifikojë sistemin ekzistues të vetëqeverisjes lokale dhe faza e dytë do të jep alternativat për zhvillimin dhe avancimin e vetëqeverisjes lokale. Studimi është një detyrim nga Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026 dhe Plani Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2019.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors