Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i parë i Task Forcës së Përbashkët për programimin e IPA III 2021 – 2027, të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Prishtinë, 17 gusht 2020
Është mbajtur takimi i parë on-line i Task Forcës së Përbashkët për programimin e IPA III 2021-2027, të programit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Përgjatë takimit, është bërë prezantimi i përbërjes së anëtarëve të programit të Task Forcës dhe rregullave të procedurës.
Krahas kësaj, u prezantuan zonat e programit, prioritetet aktuale të programit, si dhe propozimet e reja. Strukturat operative nga të dyja vendet diskutuan edhe për afatet kohore të procesit të programimit, ku këto afate kohore janë paraparë në Planin e Veprimit.
Anëtarët e Task Forcës së Përbashkët u pajtuan që takimi i radhës të mbahet në muajin shtator.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors