Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i përbashkët ndërmjet MAPL-së dhe Organizatave të Shoqërisë Civile

Prishtinë, 06 mars 2019

Me datë 05 mars 2019, është mbajtur takimi i parë në mes të MAPL-së dhe organizatave të shoqërisë civile nga të cilat morën pjesë: Instituti GAP, INPO, KLGI, D4D, LYC, KCSF, CIVIKOS, etj.

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi rreth shqyrtimit të të gjeturave dhe rekomandimeve nga raportet e publikuara të OSHC-ve lidhur me vetëqeverisjen lokale në Kosovë.

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, theksoi se  roli i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm në zhvillimin  dhe avancimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Organizatat e shoqërisë civile përgëzuan MAPL-në për organizimin e këtij takimi duke shprehur mbështetjen e tyre në përfshirjen e fazave të ndryshme të politikave publike me qëllim të avancimit të vetëqeverisjes lokale.

Gjatë takimit u diskutuan përfundimet dhe rekomandimet nga dokumentet e ndryshme të OJQ-ve lidhur me avancimin e vetëqeverisjes lokale.

Si konkluzione të nxjerra nga takimi me OJQ ishin: vendosja e rekomandimeve të OJQ-ve në pyetësorët e MAPL-së me qëllim të adresimit të tyre në komuna, vazhdimi i takimeve të tilla me OJQ, si dhe involvimi i akterëve të shoqërisë civile në takimet rreth Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors