Sot është mbajtur takimi i përbashkët virtual lidhur me prezantimin e Raportit të situatës së pandemisë COVID – 19 për komunat e Republikës së Kosovës. Qëllimi i takimit ishte diskutimi me partnerët e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe organizatat e shoqërisë civile rreth situatës së pandemisë COVID 19 dhe aktivitetet e ndërmarra nga komunat për menaxhimin e pandemisë. Në takim morën pjesë edhe zëvendësministret e MPL-së znj. Magbule Shkodra dhe znj. Fatbardha Emini.
Gjatë takimit u prezantua raporti i situatës së pandemisë COVID – 19 për komunat e Republikës së Kosovës, i cili ndahet në tri pjesë: aktivitetet e MPL-së në koordinimin dhe bashkërendimin ndërmjet nivelit qendror dhe lokal rreth situatës së pandemisë, aktivitetet të cilat ndërlidhen me ligjshmërinë e organeve të kuvendeve komunale gjatë pandemisë, si dhe ndikimin e pandemisë në aspektin financiar të komunave.
Si konkluzion nga takimi doli se është e nevojshme që raportet e tilla të prezantohen dhe të ofrohen edhe partnerëve dhe organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë që të shkëmbehen informatat dhe të prezantohen para publikut.