Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i përbashkët virtual lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Korpusit të Paqes në Kosovë dhe Komunave

13.08.2020, Prishtinë
Sot është mbajtur takimi i përbashkët virtual ndërmjet Sekretares së Përgjithshme të MPL-së zj. Rozafa Ukimeraj dhe Dr Carolyne Siganda, Drejtoreshës së Korpusit të Paqes në Kosovë. Në takim morën pjesë edhe zj. Brenda Dean – Drejtoreshë e Programit të trajnimeve dhe zj. Merita Fehmiu, Menaxhere e Programit për Zhvillim Organizativ të komuniteteve.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i informatave lidhur me aktivitetet e përbashkëta në adresimin e nevojave të komunave pas situatës së krijuar nga COVID-19; si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe angazhimit të vullnetarëve të paqes, për të mbështetur komunat, me qëllim të forcimit të kapaciteteve organizative dhe mënyrat e reja për të kontribuar në angazhimin e komunitetit në nivelin lokal të qeverisjes.
MPL mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me Korpusin e Paqes, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy partnerëve, në mënyrë që të maksimizojë mbështetjen dhe ndihmën e vullnetarëve të paqes, për të forcuar akoma më shumë demokracinë lokale dhe angazhimin qytetar në nivelin lokal.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors