11 Dhjetor 2020, Prishtinë
Është mbajtur takimi virtual ndërmjet MPL-së dhe misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me aktivitetet e përbashkëta për vitin 2021. Në takim u diskutuan: të arriturat e MPL-së gjatë vitit 2020 dhe orientimet strategjike për vitin 2021 – 2023, objektivat dhe aktivitetet kryesore të MPL-së dhe misionit të OSBE-së për vitin 2021, diskutimet për aktivitetet dhe planin e përbashkët programatik për vitin 2021 – 2023, si dhe aktivitetet tjera të cilat ndërlidhen me çështjet gjinore, rininë, bashkëpunimin me OJQ-të dhe përfaqësimin e komuniteteve.
Në këtë takim u konfirmua mbështetja e OSBE-së për aktivitetet e MPL-së të cilat kanë synim avancimin e mëtutjeshëm të qeverisjes lokale në Kosovë.