Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i radhës për sistemin e integruar të monitorimit dhe raportimit të MAPL-së

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë organizuar takimin e radhës për të diskutuar për procesin e monitorimit të komunave, planifikimin e politikave, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit vjetor të punës së ministrisë. Pjesë e këtij takimi ishin zyrtarët e lartë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të projektit për demokratizim të OSBE-së.

31.05.2017, Prishtinë

Në këtë takim janë diskutuar problemet dhe sfidat e procesit të monitorimit të komunave dhe raportimit. Në kuadër të diskutimeve janë dhënë orientimet për përmirësimin e koordinimit të monitorimit dhe modernizimin e sistemit të raportimit përmes krijimit të platformës elektronike për menaxhimin e të dhënave.

Pjesëmarrësit u pajtuan që projekt-propozimi i paraqitur nga Divizioni për Koordinim të Politikave lidhur me modulimin e sistemit të menaxhimit të të dhënave, të avancohet më tutje dhe të zgjerohen specifikat e nevojshme për ndërtim të një programi të avancuar për raportim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors