Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MBAHET TAKIMI KOORDINUES NË MES TË MINISTRISË SË SHËNDETISISË, MINISTRISË SË ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL DHE KOMUNAVE

Prishtinë, 17 dhjetor 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.
Ministri Latifi, i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
Ministri Krasniqi dhe Ministri Latifi falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pasur parasysh se përballja me pandemië COVID – 19, kërkon përkushtimin e tyre në kapacitete maksimale.
Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë, dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin e mbingarkesës spitalore dhe mbylljes së bizneseve dhe shkollave.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors