Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi në mes të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe USAID/TEAM për aktivitetet e përbashkëta

Prishtinë, 15 Tetor 2020

Është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të MPL-së dhe përfaqësuesve të USAID nga projekti USAID/TEAM lidhur me zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Në takim u diskutuan temat rreth: proceseve të menaxhimit të projekteve-kontratave publike, zhvillimit të Procedurave të Standardit të Operimit për procesin e publikimit të akteve dhe informative tjera relevante në ueb faqet komunale, organizimin e tryezave me: drejtorët komunal të Njësive të Auditimit të Brendshëm dhe me Udhëheqësit e Komiteteve Komunale të Auditimit të Brendshëm, organizimin e tryezave me drejtorët komunal të buxhetit dhe Financave si dhe me ZKF-të, organizimin e tryezave me udhëheqësit e zyrave komunale për informim-komunikim dhe organizimin e tryezave me menaxherët e burimeve njerëzore.

Ky takim është pjesë e serive të takimeve me partnerët e MPL-së me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit vjetor të punës së MPL-së për vitin 2020.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors