Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi për implementimin e projektit Strategjik “Hapja e pikës së përbashkët kufitare Stançiq – Belanocë”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, morën pjesë në takimin e përbashkët të realizuar me datë, 23.03.2017 në Shkup/Maqedoni, në mes: përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Maqedonisë, Delegacioni të BE-së në Maqedoni dhe Zyrës së BE-së në Kosovë. 24 mars 2017, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, morën pjesë në takimin e përbashkët të realizuar me datë, 23.03.2017 në Shkup/Maqedoni, në mes: përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Maqedonisë, Delegacioni të BE-së në Maqedoni dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Temë e diskutimit në takimin në fjalë, ishte realizimi i Projektit Strategjik “Hapja e pikës së përbashkët kufitare Stançiq – Belanocë”. Projekti realizohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni, IPA I 2010-2013. Ky projekt financohet nga fondet e IPA I, në vlerë të përgjithshme 1.2 Milion Euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors