Prishtinë, 06 Shtator 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në Rregulloren (QRK) Nr.05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, mbajti takimin e parë publik për Koncept Dokumentin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës Komunale.
Gjatë takimit, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së zj. Venera Çerkini dhe anëtarë të grupit punues, prezantuan qëllimin, synimet dhe rekomandimet e vlerësimit ex-post të këtij dokumenti. Po ashtu, në takim u prezantuan edhe rekomandimet e Raportit të vlerësimit ex-post të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës Komunale.
Ndërsa, nga të pranishmit u ngritën edhe çështje tjera të rëndësishme lidhur me ecurinë e këtyre politikave publike.
Ky aktivitet është mbështetur nga Organizatat Jo Qeveritare KLGI dhe KCSF.