Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi virtual me grupin ndërministror për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 dhe zbatimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019 – 2023

Prishtinë, 02 Qershor 2020

Është mbajtur takimi virtual me grupin ndërministror për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 dhe zbatimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019 – 2023 për vitin 2019.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi lidhur me të arriturat e zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 për vitin 2019 dhe të arriturat e zbatimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019 – 2023 për vitin 2019.

Në takim, përveç MAPL-së morën pjesë: ministritë e linjës, komunat, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë, të cilët njëherit janë edhe mbështetës të kësaj strategjie.

Si konkluzion nga takimi doli që në takimet e ardhshme të vazhdohet me fokus në prezantimet nga ministritë e linjës rreth zbatimit të aktiviteteve të dala nga dy strategjitë, në mënyrë që të shkëmbehen informatat ndërmjet akterëve të involvuar, si dhe të shikohet mundësia e rishikimit të planit të veprimit të strategjisë për vetëqeverisje lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors