Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e ekspertëve të TAIEX nga Komisioni Evropian, me datë 17 dhe 18 maj 2017, kanë organizuar trajnimin dy ditor për grupin punues ndërministror për hartimin e koncept dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale me temë “ Ndërtimi i kapaciteteve për qeverisjen lokale”. 18 maj 2017, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e ekspertëve të TAIEX nga Komisioni Evropian, me datë 17 dhe 18 maj 2017, kanë organizuar trajnimin dy ditor për grupin punues ndërministror për hartimin e koncept dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale me temë “ Ndërtimi i kapaciteteve për qeverisjen lokale”.
Trajnimi dy ditor i misionit të ekspertëve të TAIEX i përfaqësuar nga z. Fernando Sanchez-Beato Lacasa nga Spanja dhe z. Peter Vandenbruaene nga Belgjika, kishte për qëllim sigurimin e informatave lidhur me ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin profesional të shërbyesve civil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, veçanërisht duke ofruar praktikat e Belgjikës dhe Spanjës.
Përgjatë dy ditëve të trajnimit janë prezantuar dhe trajtuar një sërë temash, duke përfshirë: këndvështrimin e përgjithshëm të funksionimit të administratës publike në vendet anëtare të BE-së Spanjë dhe Belgjikë, sfidat dhe zgjidhjet e funksionimit të administratës publike, rëndësia e trajnimeve në pikëpamje të zhvillimit profesional të shërbimit civil, modalitetet e organizimit të trajnimit për zyrtarët lokal në vendet e BE-së, lidhja ndërmjet trajnimit, gradimit dhe licencimit të shërbyesve civil, si dhe vlerësimi i nevojave për trajnim.
Në përmbyllje të trajnimit, ekspertët e misionit dhe pjesëmarrësit e trajnimit u pajtuan se është e nevojshme të organizohet një vizitë studimore për të parë praktikat për së afërmi në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.