Si rezultat i koordinimit midis qeverisjes qendrore, asaj lokale, organizatave joqeveritare vendore dhe donatorëve në… 04 Korrik 2011
Si rezultat i koordinimit midis qeverisjes qendrore, asaj lokale, organizatave joqeveritare vendore dhe donatorëve në Kosovë, Komuna e Parteshit nënshkroi marrëveshjen për finalizimin e projektit për furnizim me ujë.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje, përveç Komunës së Parteshit, ishte edhe Zyra për Çështje të Komuniteteve në Kryeministri, si dhe Iniciativa për Zhvillim të Komunitetit (CDI) në cilësinë e partnerit implementues.
Gjithashtu në cilësinë e dëshmitarit nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Zyra zvicerane për bashkëpunim dhe kompania rajonale “Hidromorava”.
Projekti për furnizim me ujë në fshatin Partesh, në vlerë prej 124 mijë euro, kishte filluar në vitin 2009 dhe ishte financuar nga komuna e Gjilanit (44 mijë euro) dhe nga Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve (80 mijë euro).
Në këtë fazë projekti është në fazën përfundimtare dhe Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve do të kontribuojë me 50 mijë euro për kyçjen individuale të ekonomike familjare në rrjetin shpërndarës si dhe instalimin e ujëmatësve me qëllim që të funksionalizohet sistemi i furnizimit me ujë.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Rifat Krasnic me këtë rast tha se edhe ky projekt, si edhe projektet e financuara drejtpërdrejt nga MAPL do të lehtësojë edhe më shumë mirëqenien e qytetarëve të kësaj komune.
"MAPL dhe unë si Zëvendësministër jemi të përkushtuar që të ofrojmë çdo lloj ndihme në këtë aspekt”, u shpreh ai.
Duke prezantuar prioritet që ka Zëvendësministri i Komunës së Parteshit, z. Dejan Jocic tha se përmirësimi i infrastrukturës mbetet prioriteti kryesor i kësaj komune. Më pastaj, në emër të Zyrës së Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, z. Srdjan Sentic tha se bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se në vazhdimësi do të shikohen mundësi për koordinim të aktiviteteve me donatorë të ndryshëm që veprojnë në Kosovë.
Gjithashtu, Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, z. Markus Baeshler tha se edhe në të ardhmen do të shikohen mundësi për realizimin e projekteve të ngjashme të cilat janë në dobi të qytetarëve.
Realizimi i këtij projekti parashihet të përfundojë në afatin prej tre muajsh.