Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së zyrtarit të MAPL-së Tush Berisha

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së zyrtarit të në Departamentin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Tush Berisha, i cili ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë.

           30 tetor 2015, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së zyrtarit të në Departamentin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Tush Berisha, i cili ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë.

Në mbledhjen komemorative, Drejtori i Departamentit për Zhvillim Regjional, z. Besim Kamberaj, tha se zyrtari Tush Berisha ishte i dalluar me qasjen e tij të afërt me kolegët dhe punën e tij profesionale. “E vërteta e hidhur është se nga sot Ai fizikisht nuk gjendet në mesin tonë, por në kujtesën tonë do të mbetet gjatë si punëtor i vyeshëm dhe kolegë i mire” u tha në mbledhjen komemorative.

Tush Berisha u lind me 09.04.1952 në fshati Dobërdol të komunës së Klinës, shkollën fillore  e ka kryer në Ujmirë, të mesmen në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Pas mbarimit të fakultetit ka punuar në Kuvendin komunal të Klinës si Inspektor i tregut dhe nga viti 1985 ka punuar në Institutin INKOS  në hulumtimet ekonomike dhe programet investive. Prej vitit 2006  ishte pjesë e MAPL-së, në Departamentin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors