Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Me kërkesë të Ministrit Petrovic është vazhduar afati për ri/regjistrimin e automjeteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, u dakordua  sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin ,se si të lehtësohet liria e lëvizjes së  qytetarëve të Kosovës.

“U dakorduam që  Ministria e Punëve të Brendshme  të vazhdojë afatin për targa dhe leje" ka thënë Petrovic duke shtuar se: “Me kërkesë të një numri të madh të qytetarëve të komunitetit serb  të cilët më janë adresuar, kam kërkuar nga Ministri  Rexhepi  të gjej mënyrën dhe të vazhdoj afatin  për ri/regjistrim të veturave”, theksoi Ministri Petrovic.

Ashtu siç u dakorduam  Ministria e Punëve të Brendshme  pas vendimit të sotëm  për  vazhdimin e  afatit për ri/regjistrim do të  njoftojë  në formë të shkruar  të gjitha zyret  për regjistrim të automjeteve në Kosovë  dhe do të shpjegojë se makinat me targa serbe të regjistrimit  të qyteteve të Kosovës nuk do përzuren por vetëm do të mundësohet një shtesë prej shtatë ditësh për ri/regjistrimin e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors