Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mëngjesi i lutjeve sot në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, organizoi mëngjesin e 60-të  tradicional “Mëngjesin e lutjeve”.

Në Ceremoni mori pjesë për të katërtën herë Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic.

Mëngjesi Tradicional „Në lutje për Amerikën“ organizohet  qysh nga viti  1953, çdo të enjte të parë të shkurtit. Presidenti i SHBA  Barak Obama do të mbaj fjalim, edhe një mysafir por identiteti i tij nuk zbulohet deri në çastin e fundit. Lutja nacionale  e mëngjesit mbledhë edhe anëtarët e Kongresit, politikanët e SHBA , lider ushtarak dhe mysafirë nga më shumë se njëqind vende. Ky është një manifestim që zgjatë disa ditë dhe përbën  disa takime, dreka dhe darka .

Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, thotë për gazetën “Danas” se shkuarja në mëngjesin e lutjeve është rast i mirë që administratës amerikane t’i prezantohet situata e vërtetë në Kosovë.

“Pjesëmarrja ime në mëngjesin  e lutjeve dhe takimet që do t’i kam pastaj, do t’i shfrytëzoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë të informoj administratën amerikane për pozitën e komunitetit serb në Kosovë. Përvoja ime flet që disa nga zgjidhjet janë gjetur  pas  bisedimeve të tilla”, ka  thëne Petrovic, për të cilin kjo është hera e katërt që mere pjesë në lutjet e mëngjesit.

Ministri Petrovic thotë se gjatë qëndrimit të toj në Uashington do të ketë takime me përfaqësuesit e  Stejt departamentit, Senatit dhe të Kongresit, si dhe ekziston mundësia të takohet me nënkryetarin e SHBA  Xhozef Bajdenin.

Ai shton se  ky është një rast të takohet me  shumë burrështetas botëror dhe kolegë të tij.

“Vetë fakti që bisedoj me këta njerëz është punë e madhe dhe çdo herë shfrytëzoj rastin ta paraqes gjendjen në Kosovë dhe pozitën e komunitetit serb”, përfundon ministri Petrovic.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors