17 Qershor 2021, Pejë
Ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, me qëllim të diskutimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Pejës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për prioritetet e Komunës së Pejës si dhe projektet e bashkëfinancuara nga MAPL të cilat përfshijnë 10 projekte nga Granti i Performancës. Poashtu gjatë këtij takimi është diskutuar për sfidat e Komunës së Pejës në përgjithësi si dhe situatën me pandemi COVID-19 në veçanti.
Ministri i MAPL-së z. Krasniqi theksoi se MAPL do të jetë gjithmonë në përkrahje të Komunave të Republika së Kosovës për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.