Ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi në takim me Shefin e Misionit të UNHCR-it në Kosovë, z. Arjun Shrestha

15 mars 2023, Prishtinë

Sot me datë 15 mars 2023, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi mirëpriti Shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, z. Arjun Shrestha.

Gjatë këtij takimi z. Krasniqi dhe z. Shrestha kanë  theksuar rëndësinë  e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe qendrore me qëllim të avancimit të mëtejshëm në krijimin e kushteve të favorshme për kthimin dhe riintegrimin e personave të zhvendosur dhe të kthyerve vullnetarë.

Ky bashkëpunim ndërmjet MAPL-së dhe UNHCER-it ofron një pasqyrë të aktiviteteve për të mundësuar qasjen në të drejta dhe shërbime për më të cenuarit (personave në nevojë). Poashtu  bashkëpunimi edhe me aktorët përkatës si dhe ndarja e përgjegjësive në të gjithë sektorët, në këtë takim u theksua si një  faktor i rëndësishëm për të mundësuar të drejta të barabarta dhe për të promovuar mundësi për të gjithë.

Në fund të takimit z. Krasniqi dhe z. Shrestha u dakoduan që të forcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në të ardhmen ndërmjet MAPL-së dhe UNHCR-it  për çështje me interes të përbashkët.