14 prill 2021, Prishtinë
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga Nënkryetar i bordit, z.Arsim Selmonmusaj, Sekretari i bordit z. Diamant Elshani dhe Koordinatorja, znj. Qendresa Ibrahimi u pritën në takim nga Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës i uruan z. Elbert Krasniqi pozitën e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, me bindjen që së bashku do të kontribuojmë pozitivisht në avancimin e bizneseve, tejkalimin e gjendjes me pandeminë si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Krasniqi falendëroi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për vizitën MAPL-së duke u dakorduar për një bashkëpunim të dyanshëm, në favor të krijimit të lehtësirave për bizneset vendore.