Sot, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi në vazhdën e takimeve me kryetarë të komunave takojë kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka.
z. Haskuka si nikoqir i këtij takimi i uroj mirëseardhje dhe gjithashtu e uroj ministrin për marrjen e detyrës së ministrit të MAPL-së.
Ministri z. Elbert Krasniqi theksojë se qëllimi i këtyre vizitave është njohja me problemet që komunat janë duke u ballafaquar e sidomos me problemet që ka shkaktuar pandemia COVID -19 në nivelin lokal. Për këtë ministri tha se jemi në proces të përgatitjes së një studimi për ndikimin e pandemisë në nivelin lokal, ku përpos identifikimit të problemeve do të na mundësonte edhe adresimin e tyre përmes zhvillimit të planeve emergjente për rimëkëmbje ekonomike dhe organizimin e konferencës së donatorëve dhe investitorëve për zbatimin e këtyre planeve.
Gjithashtu ministri potencojë se MAPL është në fazën e fundit të përgatitjes së planit qeverisës për katër vitet e ardhshme ku parashihen një sërë reformash si në aspektin e avancimit të kornizës ligjore për nivelin komunal, zhvillimit të qëndrueshëm, granti i katërt qeveritar për komuna, avancimin e agjendës evropiane në nivelin lokal, qeverisjes së hapur dhe avancimin e shërbimeve komunale.
z. Haskuka theksojë disa probleme që Komuna e Prizrenit është ballafaquar në vitet e fundit duke nisur nga granti qeveritar i ndarë për komuna e deri tek kërkesa për rishikim të indikatorëve për matjen e performancës së komunave. Ai theksojë se duhet të ekzistojë një kategorizim i komunave si për ndarjen e buxhetit nga granti qeveritar e deri tek matja e performancës së komunave. Ai mirëpriti reformat e cekura që ministria do ti ndërmarrë në të ardhmen e afërt dhe ofrojë bashkëpunimin e Komunës së Prizrenit për zbatimin e këtyre reformave.