Prishtinë, 11 Mars, 2022
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka marr pjesë në tryezën e përbashkët me Kryetarët e Komunave të Rajonit të Prishtinës me qëllim të diskutimit të temave me interes të përbashkët.
Në fjalën e tij Ministri z. Krasniqi ka theksuar se MAPL me iniciativën e Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar dhe planin e veprimit, përmes së cilit janë përfshirë akterët relevantë nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile.
Gjatë këtij takimi gjithashtu është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal, trafikun urban dhe tema të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.