Ministri Krasniqi dhe Kryetari Gjini përuruan fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës Martirët e Kombit”

Gjakovë, 21 gusht 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kanë vizituar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës Martirët e Kombit”.

Ky projekt ka vlerë mbi 1 milion euro dhe është financuar nga Granti i Performancës Komunale.

Përmes këtij zgjerimi të rrugës do të nisin punimet në zgjërimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.

Punimet në këtë rrugë do të lidhin Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.