Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi diskuton me nënkryetarin e Parlamentit Europian Wieland për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit lokal

Prishtinë, 22 Korrik 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka zhvilluar takim virtual me nënkryetarin e Parlamentit Europian z. Rainer Wieland, për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në nivelin lokal me qëllim të mbështetjes së Komunave të Republikës së Kosovës.
Ministri Krasniqi dhe Nënkryetari Wieland ndër të tjera kanë diskutuar për ofrimin e mbështetjes komunale, zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Landit të Baden-Württembergut, agjendën e gjelbërt, si dhe bashkëpunimin në fushat e tjera të cilat janë me interes për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Në fund të këtij takimi virtual, Ministri Krasniqi ka falënderuar Nënkryetarin e Parlamentit Europian z. Rainer Wieland për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj Republikës së Kosovës, duke shprehur angazhimin e tij të plotë për bashkëpunim.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors