Ministri Krasniqi fillon vizitën zyrtare në ShBA me takime në departamentin e shtetit amerikan, takon këshilltarin e lartë Pfeiffer dhe këshilltaren e lartë Garcia

Uashington, 25 prill 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka filluar vizitën zyrtare në ShBA, duke u pritur në takim nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, z. Paul Pfeiffer.

Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi dhe këshilltari z. Pfeiffer kanë diskutuar për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal.

Në veçanti kanë diskutuar për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale.

Ministri Krasniqi ka falenderuar këshilltarin z. Pfeiffer për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.

Gjatë kësaj dite pune, ministri z. Krasniqi ka takuar edhe znj. Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët.

Ministri z. Krasniqi, ditëve në vijim gjatë qëndrimit në ShBA do të realizoj një numër të takimeve me personalitete dhe intelektual në ShBA.