Prishtinë, 21 Dhjetor, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, mbajti një takim virtual me përfaqësuesen e Asociacionit Evropian për Qeverisje Lokale – ALDA, znj. Antonella Valmordbida, Sekretare e Përgjithshme e ALDA-s ku edhe u njoftua zyrtarisht për akreditimin e ALDA-s nga Këshilli i Evropës, për implementimin e programit ELoGE në Kosovë në vitin 2022. Përmes ELoGE komunat do kenë mundësi të kuptojnë dhe zbatojnë 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Gjithashtu, të dy palët diskutuan në hollësi për fuqizimin e kapaciteteve në nivel lokal si dhe ndihmën për komunat e Kosovës në lehtësimin e çasjes së tyre në fondet e Bashkimit Evropian.