Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi merr pjesë në diskutimin për sfidat të cilat ndërlidhen me Grantin e Performancës Komunale

Prishtinë, 19 Prill 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në diskutimin për sfidat të cilat ndërlidhen me Grantin e Performancës Komunale duke u fokusuar në propozimet për adresimin e këtyre sfidave dhe synimet për të ardhmen.
Gjatë këtij diskutimi Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se Granti i Performancës Komunale është një nga skemat më të rëndësishme qeveritare për mbështetjen e projekteve të Komunave bazuar në performancës e tyre.
Duke përmendur rëndësinë e Grantit të Performancë Komunale, Ministri z. Krasniqi ka nënvizuar angazhimin e MAPL-së që ky grant në bashkëpunim me donatorët të ngritet në aspketin e mbështetjes financiare dhe të institucionalizohet me qëllim të pavarësisë së grantit nga ndikimet politike.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors