Ministri Krasniqi merr vendim të hiqen tarifat e regjistrimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Prishtinë, 02 prill 2026

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë vendim për regjistrim falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes, përfaqësimit dhe qasjes së barabartë në shërbime komunale.

Me qëllim ofrimin e letësirave dheinformacionit të nevojshëm për regjistrim të më mëvonshëm, ministri Krasniqi ka kërkuar nga komunat që të shpallin prillin si muaj falas përregjistrimin e këtyre komuniteteve.

Vendimi dëshmon përkushtimin e Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbime komunale.

Duke hequr dorë nga tarifat e regjistrimit, komunat do të eliminojnë barrierat financiare që mund të pengojnë komunitetet e margjinalizuara.

Kjo qasje jo vetëm që njeh vlerën e tyre tëqenësishme, por gjithashtu afirmon të drejtën e tyre për trajtim dhe mundësi të barabarta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors